وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَكُمۡ وَرَفَعۡنَا فَوۡقَكُمُ ٱلطُّورَ خُذُواْ مَآ ءَاتَيۡنَٰكُم بِقُوَّةٖ وَٱذۡكُرُواْ مَا فِيهِ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ
(Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtuqë të ruheni.
ثُمَّ تَوَلَّيۡتُم مِّنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَۖ فَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ لَكُنتُم مِّنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ
E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).
وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلَّذِينَ ٱعۡتَدَوۡاْ مِنكُمۡ فِي ٱلسَّبۡتِ فَقُلۡنَا لَهُمۡ كُونُواْ قِرَدَةً خَٰسِـِٔينَ
Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhërin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!
فَجَعَلۡنَٰهَا نَكَٰلٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهَا وَمَا خَلۡفَهَا وَمَوۡعِظَةٗ لِّلۡمُتَّقِينَ
Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.
وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَأۡمُرُكُمۡ أَن تَذۡبَحُواْ بَقَرَةٗۖ قَالُوٓاْ أَتَتَّخِذُنَا هُزُوٗاۖ قَالَ أَعُوذُ بِٱللَّهِ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ
(Përkutjoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: “All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: “A bën tallje me ne?” Ai tha: “All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët!”