وَنَزَعۡنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنۡ غِلّٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي هَدَىٰنَا لِهَٰذَا وَمَا كُنَّا لِنَهۡتَدِيَ لَوۡلَآ أَنۡ هَدَىٰنَا ٱللَّهُۖ لَقَدۡ جَآءَتۡ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلۡحَقِّۖ وَنُودُوٓاْ أَن تِلۡكُمُ ٱلۡجَنَّةُ أُورِثۡتُمُوهَا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në Xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: “falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira,na hoq zilinë, na futi në Xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzoemi. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne i besuam!” E atyre u drejtohet thirrje: “KY është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat.


وَنَادَىٰٓ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ أَن قَدۡ وَجَدۡنَا مَا وَعَدَنَا رَبُّنَا حَقّٗا فَهَلۡ وَجَدتُّم مَّا وَعَدَ رَبُّكُمۡ حَقّٗاۖ قَالُواْ نَعَمۡۚ فَأَذَّنَ مُؤَذِّنُۢ بَيۡنَهُمۡ أَن لَّعۡنَةُ ٱللَّهِ عَلَى ٱلظَّـٰلِمِينَ

Ata të Xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti në, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetën atë që pat premtuar Zoti juaj?” Ata (banuesit e zjarrit) thonë: “Po”. Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: “Mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët!”



الصفحة التالية
Icon