وَٱصۡطَنَعۡتُكَ لِنَفۡسِي
Dhe Unë të zgodha ty për shpalljen Time.
ٱذۡهَبۡ أَنتَ وَأَخُوكَ بِـَٔايَٰتِي وَلَا تَنِيَا فِي ذِكۡرِي
Shko me argumentet e Mia ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.
ٱذۡهَبَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ
Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
فَقُولَا لَهُۥ قَوۡلٗا لَّيِّنٗا لَّعَلَّهُۥ يَتَذَكَّرُ أَوۡ يَخۡشَىٰ
Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.
قَالَا رَبَّنَآ إِنَّنَا نَخَافُ أَن يَفۡرُطَ عَلَيۡنَآ أَوۡ أَن يَطۡغَىٰ
Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t’i kalojë kufijtë kundër nesh”.
قَالَ لَا تَخَافَآۖ إِنَّنِي مَعَكُمَآ أَسۡمَعُ وَأَرَىٰ
Ai (All-llahu) tha: “Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç’do t’ju thotë)dhe shoh (ç’do të bën me ju)”.
فَأۡتِيَاهُ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولَا رَبِّكَ فَأَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ وَلَا تُعَذِّبۡهُمۡۖ قَدۡ جِئۡنَٰكَ بِـَٔايَةٖ مِّن رَّبِّكَۖ وَٱلسَّلَٰمُ عَلَىٰ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلۡهُدَىٰٓ
I shkoni i thuani atij: “Ne jemi të dy dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë më ne, e mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumentet nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.