سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Ata do të thonë: “E All-llahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?”


قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلسَّبۡعِ وَرَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ

Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?”


سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Ata do të thonë: “All-llahu!” Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?”


قُلۡ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيۡهِ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dh Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrijtur; nëse jeni që e dini?”


سَيَقُولُونَ لِلَّهِۚ قُلۡ فَأَنَّىٰ تُسۡحَرُونَ

Ata do të thonë: “Në dorë të All-llahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?”


بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërteën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).


مَا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ مِن وَلَدٖ وَمَا كَانَ مَعَهُۥ مِنۡ إِلَٰهٍۚ إِذٗا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهِۭ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ

All-llahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as engjëjt,e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që i përshkruajnë.



الصفحة التالية
Icon