وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَسۡمَعُواْ لِهَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ وَٱلۡغَوۡاْ فِيهِ لَعَلَّكُمۡ تَغۡلِبُونَ

Ata që nuk besuan thanë: “mos dëgjoni këtë Kur;an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!”


فَلَنُذِيقَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَذَابٗا شَدِيدٗا وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَسۡوَأَ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

E, Ne atyre që nuk besuan pa tjetër do t’u japim të përjetojnë dënim të ashpër dhe do t’i shpërblejmë me më të keqen e asaj që punuan.


ذَٰلِكَ جَزَآءُ أَعۡدَآءِ ٱللَّهِ ٱلنَّارُۖ لَهُمۡ فِيهَا دَارُ ٱلۡخُلۡدِ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَجۡحَدُونَ

Dhe ai ndëshkim i armiqve të All-llahut është zjarri, aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumente tona.


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ رَبَّنَآ أَرِنَا ٱلَّذَيۡنِ أَضَلَّانَا مِنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ نَجۡعَلۡهُمَا تَحۡتَ أَقۡدَامِنَا لِيَكُونَا مِنَ ٱلۡأَسۡفَلِينَ

Ata që nuk besuan thonë: “O Zoti ynë, na itrego ata të dy nga xhinët dhe jerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t’i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!”


إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ تَتَنَزَّلُ عَلَيۡهِمُ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةُ أَلَّا تَخَافُواْ وَلَا تَحۡزَنُواْ وَأَبۡشِرُواْ بِٱلۡجَنَّةِ ٱلَّتِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ

S’ka dyshim se ata që thanë: “Zoti ynë është All-llahu”, pastaj nuk u luhatën, atyre u zbresin melaiket (në prag të vdekjes dhe u thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde Xhennetin që ju premtohej!



الصفحة التالية
Icon