كَمَثَلِ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ قَرِيبٗاۖ ذَاقُواْ وَبَالَ أَمۡرِهِمۡ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ
Këta janë të ngjashëm me ata që kanë qenë pak para tyre, që e kanë shijuar dënimin e punës së tyre – ata i pret dënimi i dhembshëm!
كَمَثَلِ ٱلشَّيۡطَٰنِ إِذۡ قَالَ لِلۡإِنسَٰنِ ٱكۡفُرۡ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّنكَ إِنِّيٓ أَخَافُ ٱللَّهَ رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Janë të ngjashëm ata me djallin kur i thotë njeriut: “Mos beso!” – e kur bëhet mohues, atëherë ai i thotë: “Unë jam larg prej teje, unë, me të vërtetë, i frikohem Perëndisë, Zotit të gjithësisë!”
فَكَانَ عَٰقِبَتَهُمَآ أَنَّهُمَا فِي ٱلنَّارِ خَٰلِدَيۡنِ فِيهَاۚ وَذَٰلِكَ جَزَـٰٓؤُاْ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Fundi i këtyre të dyve, me të vërtetë, është qëndrimi i përhershëm në zjarr, e ky është dënimi për të gjithë njerëzit e këqinj.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلۡتَنظُرۡ نَفۡسٞ مَّا قَدَّمَتۡ لِغَدٖۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ
O besimtarë, druajuni Perëndisë, dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen, duke mos e kundërshtuar Perëndinë, sepse, Ai di çdo gjë që punoni ju.
وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ نَسُواْ ٱللَّهَ فَأَنسَىٰهُمۡ أَنفُسَهُمۡۚ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ
Dhe mos u bëni si ata që duke i harruar urdhërat e Perëndisë, Ai (Perëndia) i ka shpie ata që të harrojnë edhe vetveten; ata janë mëkatarë të vërtetë.