يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ جَٰهِدِ ٱلۡكُفَّارَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱغۡلُظۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

O Profet! Luftoji të pafetë dhe hipokritët dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Vendbanimi i tyre do të jetë skëterra. E, sa i shëmtuar është ai vendbanim!


ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱمۡرَأَتَ نُوحٖ وَٱمۡرَأَتَ لُوطٖۖ كَانَتَا تَحۡتَ عَبۡدَيۡنِ مِنۡ عِبَادِنَا صَٰلِحَيۡنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمۡ يُغۡنِيَا عَنۡهُمَا مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـٔٗا وَقِيلَ ٱدۡخُلَا ٱلنَّارَ مَعَ ٱلدَّـٰخِلِينَ

Perëndia jep shembull, për ata që nuk besojnë, - gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit: ato kanë qenë të martuara për dy njerëz nga njerëzit Tonë të ndershëm, por ato ndaj tyre kanë qenë mashtruese (hipokrite) – dhe ata dy nuk do të mund t’u ndihmojnë atyre dyjave – te Perëndia (për t’i shpëtuar nga dënimi), e do t’u thuhet atyre: “Hyni ju të dyja në zjarr, me ata (të gjithë) që po hyjnë!”


وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱمۡرَأَتَ فِرۡعَوۡنَ إِذۡ قَالَتۡ رَبِّ ٱبۡنِ لِي عِندَكَ بَيۡتٗا فِي ٱلۡجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِن فِرۡعَوۡنَ وَعَمَلِهِۦ وَنَجِّنِي مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ

E, Perëndia jep shembull për ata që besojnë – gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im, ndërtoma mua një banesë te Ti në xhennet, dhe më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij, dhe më shpëto nga populli zullumqar!”



الصفحة التالية
Icon