تَبَٰرَكَ ٱلَّذِي بِيَدِهِ ٱلۡمُلۡكُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ
Është i lartësuar Ai, në dorën e të cilit është pushteti dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë! –
ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡمَوۡتَ وَٱلۡحَيَوٰةَ لِيَبۡلُوَكُمۡ أَيُّكُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗاۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفُورُ
Ai i cili ka krijur jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; - Ai është i Plotëfuqishëm dhe falës.
ٱلَّذِي خَلَقَ سَبۡعَ سَمَٰوَٰتٖ طِبَاقٗاۖ مَّا تَرَىٰ فِي خَلۡقِ ٱلرَّحۡمَٰنِ مِن تَفَٰوُتٖۖ فَٱرۡجِعِ ٱلۡبَصَرَ هَلۡ تَرَىٰ مِن فُطُورٖ
Ai, i cili, i ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin, - ti nuk vëren në krijesat e Mëshiruesit kurrfarë disharmonie, dhe shiko edhe një ehrë a mos po sheh ndonjë plasaritje,
ثُمَّ ٱرۡجِعِ ٱلۡبَصَرَ كَرَّتَيۡنِ يَنقَلِبۡ إِلَيۡكَ ٱلۡبَصَرُ خَاسِئٗا وَهُوَ حَسِيرٞ
pastaj shiko përsëri shumë herë, shikimi do të kthehet i lodhur dhe i molisuar.
وَلَقَدۡ زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِمَصَٰبِيحَ وَجَعَلۡنَٰهَا رُجُومٗا لِّلشَّيَٰطِينِۖ وَأَعۡتَدۡنَا لَهُمۡ عَذَابَ ٱلسَّعِيرِ
Na, juve ua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe kemi bërë që (zjarri i tyre) t’i gjuajë djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.