ٱلۡحَآقَّةُ

Çasti i të vërtetës!


مَا ٱلۡحَآقَّةُ

Çka është Çasti i të vërtetës?


وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡحَآقَّةُ

Kush ta shpjegon ty (plotësisht) Çastin e të vërtetës (Kijametin)?


كَذَّبَتۡ ثَمُودُ وَعَادُۢ بِٱلۡقَارِعَةِ

Themudi dhe Adi e kanë përgënjeshtruar Kijametin,


فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهۡلِكُواْ بِٱلطَّاغِيَةِ

e populli i Themudit është shkatërruar me një ulurimë (britmë) të madhe temrruese,


وَأَمَّا عَادٞ فَأُهۡلِكُواْ بِرِيحٖ صَرۡصَرٍ عَاتِيَةٖ

e populli i Adit është shkatërruar me një furtunë të hatashme,


سَخَّرَهَا عَلَيۡهِمۡ سَبۡعَ لَيَالٖ وَثَمَٰنِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومٗاۖ فَتَرَى ٱلۡقَوۡمَ فِيهَا صَرۡعَىٰ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٍ خَاوِيَةٖ

të cilën Perëndia ua ka dërguar atyre shtatë netë dhe tetë ditë – parreshtur, e ku mund t’i vërejshe njerëzit e përmbysur si trungjet e hurmeve të kalbura,


فَهَلۡ تَرَىٰ لَهُم مِّنۢ بَاقِيَةٖ

e, a po sheh mos ka mbetur kush prej tyre?



الصفحة التالية
Icon