إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦٓ أَنۡ أَنذِرۡ قَوۡمَكَ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Ne e kemi dërguar Nuhun te populli i tij: “Paralajmëro popullin tënd para se t’i arrijë dënimi i dhembshëm!”


قَالَ يَٰقَوۡمِ إِنِّي لَكُمۡ نَذِيرٞ مُّبِينٌ

Ai tha: “O populli im, unë, me të vërtetë, jam për ju paralajmërues i qartë;


أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱتَّقُوهُ وَأَطِيعُونِ

që t’i luteni Perëndisë dhe t’i ruheni (kundërshtimit) të Atij dhe që të më dëgjoni mua,


يَغۡفِرۡ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمۡ وَيُؤَخِّرۡكُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمًّىۚ إِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ إِذَا جَآءَ لَا يُؤَخَّرُۚ لَوۡ كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Ai ju falë mëkatet tuaja dhe do t’ju lërë të jetoni deri në çastin e caktuar, e kur t’ju vije çasti i caktuar i Perëndisë, me të vërtetë, ai nuk shtyhet; ta dini ju”.


قَالَ رَبِّ إِنِّي دَعَوۡتُ قَوۡمِي لَيۡلٗا وَنَهَارٗا

Ai tha: “O Zoti im, unë, me te vërtetë, e thirra popullin tim natë e ditë,


فَلَمۡ يَزِدۡهُمۡ دُعَآءِيٓ إِلَّا فِرَارٗا

por thirrja ime (nuk solli dobi, por) shkaktoi largim edhe më të madh.



الصفحة التالية
Icon