قَالُواْ لَمۡ نَكُ مِنَ ٱلۡمُصَلِّينَ
Ata do të përgjigjen: “Nuk kemi qenë nga ata që kanë bërë namaz
وَلَمۡ نَكُ نُطۡعِمُ ٱلۡمِسۡكِينَ
dhe prej atyre që i kanë ushqyer të varfërit
وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ ٱلۡخَآئِضِينَ
dhe jemi lëshuar në biseda të kota me djerraditësit (badihavxhinjtë),
وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ
dhe kemi përgënjeshtruar Ditën e Kijametit,
حَتَّىٰٓ أَتَىٰنَا ٱلۡيَقِينُ
përderisa nuk na erdhi vdekja”.
فَمَا تَنفَعُهُمۡ شَفَٰعَةُ ٱلشَّـٰفِعِينَ
Kurrfarë ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve nuk do t’u ndihmojë atyre.
فَمَا لَهُمۡ عَنِ ٱلتَّذۡكِرَةِ مُعۡرِضِينَ
E, përse shmangën ata nga këshillimi,
كَأَنَّهُمۡ حُمُرٞ مُّسۡتَنفِرَةٞ
thua se janë gomarë të egër,
فَرَّتۡ مِن قَسۡوَرَةِۭ
të frikësuar, që kanë ikur prej luanit.
بَلۡ يُرِيدُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُؤۡتَىٰ صُحُفٗا مُّنَشَّرَةٗ
Po! Çdonjëri nga ata do të kërkojë që t’i jepet rregjistri i qartë (nga Zoti).