وَلَئِنۡ أَصَٰبَكُمۡ فَضۡلٞ مِّنَ ٱللَّهِ لَيَقُولَنَّ كَأَن لَّمۡ تَكُنۢ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُۥ مَوَدَّةٞ يَٰلَيۡتَنِي كُنتُ مَعَهُمۡ فَأَفُوزَ فَوۡزًا عَظِيمٗا
E nëse ju arrinë juve ndonjë e mirë nga Perëndia, ai (hipokriti) atëherë, me siguri thotë – thua se nuk ka në mes tij dhe jush dashuri e njoftësi: - “Ah, sikur të kisha qenë me ta, e të arrija fitim të madh!”
۞فَلۡيُقَٰتِلۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ يَشۡرُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا بِٱلۡأٓخِرَةِۚ وَمَن يُقَٰتِلۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَيُقۡتَلۡ أَوۡ يَغۡلِبۡ فَسَوۡفَ نُؤۡتِيهِ أَجۡرًا عَظِيمٗا
Le të luftojnë ata në rrugën e Perëndisë, të cilët nuk e kursejnë jetën e kësaj bote për jetën e ardhshme. E, ai që lufton në rrugën e Perëndisë, të vritet ose të fitojë, Na, me siguri, do t’i japim atij shpërblim të madh.
وَمَا لَكُمۡ لَا تُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلۡمُسۡتَضۡعَفِينَ مِنَ ٱلرِّجَالِ وَٱلنِّسَآءِ وَٱلۡوِلۡدَٰنِ ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا مِنۡ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلظَّالِمِ أَهۡلُهَا وَٱجۡعَل لَّنَا مِن لَّدُنكَ وَلِيّٗا وَٱجۡعَل لَّنَا مِن لَّدُنكَ نَصِيرًا
Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Perëndisë dhe për shpëtimin e të shtypurve: mashkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “O Zoti jonë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë zullumqarë! Na cakto nga ana Juaj një mbrojtës, dhe na jep nga ana Jote një ndihmëtar!