أَيۡنَمَا تَكُونُواْ يُدۡرِككُّمُ ٱلۡمَوۡتُ وَلَوۡ كُنتُمۡ فِي بُرُوجٖ مُّشَيَّدَةٖۗ وَإِن تُصِبۡهُمۡ حَسَنَةٞ يَقُولُواْ هَٰذِهِۦ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِۖ وَإِن تُصِبۡهُمۡ سَيِّئَةٞ يَقُولُواْ هَٰذِهِۦ مِنۡ عِندِكَۚ قُلۡ كُلّٞ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِۖ فَمَالِ هَـٰٓؤُلَآءِ ٱلۡقَوۡمِ لَا يَكَادُونَ يَفۡقَهُونَ حَدِيثٗا

Kudo që të gjendeni ju, do t’ju arrijë vdekja, madje qofshi edhe në kështjellat më të forta. Në qoftë se (hipokritëve) u arrin ndonjë e mirë, ata thonë: “Kjo është nga ana e Perëndisë”. E, nëse i godit ndonjë e ligë, ata thonë: “Kjo është prej teje (o Muhammed!)” Thuaju (atyre): “Të gjitha (e mira dhe e liga) janë prej Perëndisë”. Ç’është me këtë popull, që kurrsesi nuk e kupton (Kur’anin)?!


مَّآ أَصَابَكَ مِنۡ حَسَنَةٖ فَمِنَ ٱللَّهِۖ وَمَآ أَصَابَكَ مِن سَيِّئَةٖ فَمِن نَّفۡسِكَۚ وَأَرۡسَلۡنَٰكَ لِلنَّاسِ رَسُولٗاۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدٗا

E mira që të gjen ty o njeri, prej Perëndisë është, kurse e keqja që të godit, është nga merita jote. Na të kemi dërguar ty (o Muhammed!) për Profet të të gjithë njerëzve. E, Perëndia mjafton për dëshmitar (të profetnisë sate).


مَّن يُطِعِ ٱلرَّسُولَ فَقَدۡ أَطَاعَ ٱللَّهَۖ وَمَن تَوَلَّىٰ فَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ عَلَيۡهِمۡ حَفِيظٗا

Kush i bindet Pejgamberit, ai iu ka bind Perëndisë. E, kush zmbrapset (mos u brengos), se Na nuk të kemi dërguar ty që të jesh rojtar i tyre.



الصفحة التالية
Icon