لَا يُؤَاخِذُكُمُ ٱللَّهُ بِٱللَّغۡوِ فِيٓ أَيۡمَٰنِكُمۡ وَلَٰكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا عَقَّدتُّمُ ٱلۡأَيۡمَٰنَۖ فَكَفَّـٰرَتُهُۥٓ إِطۡعَامُ عَشَرَةِ مَسَٰكِينَ مِنۡ أَوۡسَطِ مَا تُطۡعِمُونَ أَهۡلِيكُمۡ أَوۡ كِسۡوَتُهُمۡ أَوۡ تَحۡرِيرُ رَقَبَةٖۖ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ ثَلَٰثَةِ أَيَّامٖۚ ذَٰلِكَ كَفَّـٰرَةُ أَيۡمَٰنِكُمۡ إِذَا حَلَفۡتُمۡۚ وَٱحۡفَظُوٓاْ أَيۡمَٰنَكُمۡۚ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Perëndia nuk do t’ju ndëshkojë për betimin që e bëni pa qëllim, por do t’ju ndëshkojë për betimin e bërë me qëllim. Larja e mëkatit për thyerjen e betimit është: ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit, të familjes suaj, ose t’i vishni ata, ose të lironi një skllav. Ai që nuk gjen mundësi për këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është dënimi i thyerjes së betimeve tuaja – kur betoheni. Mbani betimet tuaja! Kështu ua shpjegon Perëndia argumentet e Veta, që të jeni falënderues.


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّمَا ٱلۡخَمۡرُ وَٱلۡمَيۡسِرُ وَٱلۡأَنصَابُ وَٱلۡأَزۡلَٰمُ رِجۡسٞ مِّنۡ عَمَلِ ٱلشَّيۡطَٰنِ فَٱجۡتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ

O besimtarë! Me të vërtetë, vera (pijet alkoolike), bixhozi, statujet dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Pra, për të shpëtuar, largohuni nga këto!


إِنَّمَا يُرِيدُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَن يُوقِعَ بَيۡنَكُمُ ٱلۡعَدَٰوَةَ وَٱلۡبَغۡضَآءَ فِي ٱلۡخَمۡرِ وَٱلۡمَيۡسِرِ وَيَصُدَّكُمۡ عَن ذِكۡرِ ٱللَّهِ وَعَنِ ٱلصَّلَوٰةِۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّنتَهُونَ

Me të vërtetë, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz dëshiron që të fusë në mes jush armiqësi dhe urrejtje dhe t’ju shmangë juve nga të kujtuarit e Perëndisë dhe kryerjen e namazit. Prandaj, a doni të shmangeni? (Shmanguni ju nga këto vepra të këqia)!



الصفحة التالية
Icon