وَعَرَضۡنَا جَهَنَّمَ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡكَٰفِرِينَ عَرۡضًا

Atë ditë, do t’ua tregojmë haptazi skëterrën mohuesve,


ٱلَّذِينَ كَانَتۡ أَعۡيُنُهُمۡ فِي غِطَآءٍ عَن ذِكۡرِي وَكَانُواْ لَا يَسۡتَطِيعُونَ سَمۡعًا

atyre të cilët i kanë pasur sytë e mbuluar me perde kundër këshillave të Mia, dhe, të cilët, nuk mundën (nga inati) ta dëgjonin (Kur’anin).


أَفَحَسِبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَن يَتَّخِذُواْ عِبَادِي مِن دُونِيٓ أَوۡلِيَآءَۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا جَهَنَّمَ لِلۡكَٰفِرِينَ نُزُلٗا

Vallë, a mendojnë mohuesit, se do të mund t’i marrin për zotëra robërit e Mi – përveç Meje? Na, u kemi përgatitur mohuesve skëterrën për vendbanim.


قُلۡ هَلۡ نُنَبِّئُكُم بِٱلۡأَخۡسَرِينَ أَعۡمَٰلًا

Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj juve për ata që më së shumti dëmtojnë me punët e veta,


ٱلَّذِينَ ضَلَّ سَعۡيُهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُمۡ يَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ يُحۡسِنُونَ صُنۡعًا

për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, e mendojnë se kanë punuar vepra të mira?


أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ وَلِقَآئِهِۦ فَحَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فَلَا نُقِيمُ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَزۡنٗا

Këta janë ata, të cilët i kanë mohuar dokumentet e Zotit të tyre dhe takimin me Te, e punët e tyre u janë shpartalluar; ndaj Na, nuk do të vëmë kurrfarë mase për ta, në Ditën e Kijametit.



الصفحة التالية
Icon