قَالَ أَفَتَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا يَضُرُّكُمۡ
(Ibrahimi) tha: “Mos vallë, ju adhuroni, përpos Perëndisë atë që nuk mund t’ju sjellë kurrfarë dobie as dëmi?”
أُفّٖ لَّكُمۡ وَلِمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Mjerë ju dhe mjerë ata që i adhuroni ju, përveç Perëndisë! A nuk po mendoni ju?
قَالُواْ حَرِّقُوهُ وَٱنصُرُوٓاْ ءَالِهَتَكُمۡ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ
(Mohuesit) thanë: “Dijeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotrat tuaj, nëse doni të bëni ndonjë vepër!”
قُلۡنَا يَٰنَارُ كُونِي بَرۡدٗا وَسَلَٰمًا عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ
Ne, thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe bëhu shpëtim për Ibrahimin!
وَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَخۡسَرِينَ
Dhe, ata dashtën t’i bëjnë një dredhi atij, por Ne, përpjekjen e tyre, e bëmë krejtësisht të kotë.
وَنَجَّيۡنَٰهُ وَلُوطًا إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا لِلۡعَٰلَمِينَ
Dhe, e shpëtuam atë dhe Lutin në tokën, të cilën e kemi bekuar për njerëzit.
وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ نَافِلَةٗۖ وَكُلّٗا جَعَلۡنَا صَٰلِحِينَ
Na, ia kemi dhuruar atij Is’hakun, dhe Jakubin si dhunti, dhe, të gjithë i kemi bërë të mirë.