وَدَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ إِذۡ يَحۡكُمَانِ فِي ٱلۡحَرۡثِ إِذۡ نَفَشَتۡ فِيهِ غَنَمُ ٱلۡقَوۡمِ وَكُنَّا لِحُكۡمِهِمۡ شَٰهِدِينَ
(Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat, në të cilat kullotën natën bagtia (pa barinj), e Ne kemi qenë dëshmitarë të gjykimit të tyre.
فَفَهَّمۡنَٰهَا سُلَيۡمَٰنَۚ وَكُلًّا ءَاتَيۡنَا حُكۡمٗا وَعِلۡمٗاۚ وَسَخَّرۡنَا مَعَ دَاوُۥدَ ٱلۡجِبَالَ يُسَبِّحۡنَ وَٱلطَّيۡرَۚ وَكُنَّا فَٰعِلِينَ
E, Na, ia mësuam Sulejmanit gjykimin dhe dyve u dhamë mençuri e dijeni. Na kemi nënshtruar malet dhe shpendët që bashkë me Dautin ta lavdërojnë Perëndinë, këtë, Ne kemi fuqi ta bëjmë.
وَعَلَّمۡنَٰهُ صَنۡعَةَ لَبُوسٖ لَّكُمۡ لِتُحۡصِنَكُم مِّنۢ بَأۡسِكُمۡۖ فَهَلۡ أَنتُمۡ شَٰكِرُونَ
Dhe Na, ia kemi mësuar atij (Dautit) punimin e këmishave të hekurit për ju, për t’ju mbrojtur juve në luftë me armikun, andaj, a jeni ju mirënjohës?
وَلِسُلَيۡمَٰنَ ٱلرِّيحَ عَاصِفَةٗ تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦٓ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَاۚ وَكُنَّا بِكُلِّ شَيۡءٍ عَٰلِمِينَ
Dhe, i kemi dhënë Sulejmanit frymë të fortë, që të ecë ajo (fryma) sipas urdhërit të tij, kah toka, të cilën Ne e kemi bekuar; dhe Na i dimë të gjitha gjërat;
وَمِنَ ٱلشَّيَٰطِينِ مَن يَغُوصُونَ لَهُۥ وَيَعۡمَلُونَ عَمَلٗا دُونَ ذَٰلِكَۖ وَكُنَّا لَهُمۡ حَٰفِظِينَ
dhe, (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që u zhytnin në det për të dhe bënin edhe punë të tjera, dhe Na i ruanim ata,