۞هَٰذَانِ خَصۡمَانِ ٱخۡتَصَمُواْ فِي رَبِّهِمۡۖ فَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قُطِّعَتۡ لَهُمۡ ثِيَابٞ مِّن نَّارٖ يُصَبُّ مِن فَوۡقِ رُءُوسِهِمُ ٱلۡحَمِيمُ
Këto dy tabore kundërshtarësh, grinden për Zotin e tyre. Ata që nuk kanë besuar, kanë rroba të prera prej zjarrit, e nëpër kokat e tyre do të hedhet ujë i vluar,
يُصۡهَرُ بِهِۦ مَا فِي بُطُونِهِمۡ وَٱلۡجُلُودُ
do të shkrihen me të (me atë ujë) rropulitë (organet e brendshme) dhe lëkura,
وَلَهُم مَّقَٰمِعُ مِنۡ حَدِيدٖ
dhe për ta ka kamxhikë prej hekuri.
كُلَّمَآ أَرَادُوٓاْ أَن يَخۡرُجُواْ مِنۡهَا مِنۡ غَمٍّ أُعِيدُواْ فِيهَا وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ
Sa herë që përpiqen të dalin nga ai (zjarri), për shkak të brengosjes, do të kthehen në të (duke i rrahur me kamxhikë) dhe (u thuhet atyre): “Shijoni dënimin me djegëje të tmerrshme!”
إِنَّ ٱللَّهَ يُدۡخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ جَنَّـٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَلُؤۡلُؤٗاۖ وَلِبَاسُهُمۡ فِيهَا حَرِيرٞ
Me të vërtetë, Perëndia, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata, do të stolisen me bylyzykë të artë dhe inxhi, e rrobat e tyre në të (xhennet), do të jenë prej mëndafshi.