وَأَنكِحُواْ ٱلۡأَيَٰمَىٰ مِنكُمۡ وَٱلصَّـٰلِحِينَ مِنۡ عِبَادِكُمۡ وَإِمَآئِكُمۡۚ إِن يَكُونُواْ فُقَرَآءَ يُغۡنِهِمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ
Martoni (mos pengoni) të pamartuarit dhe të pamartuaret, edhe skllavët dhe skllavet tuaja – besimtarë të ndershëm. Nëse janë të varfër, Perëndia do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; e Perëndia është i gjerë në mirësi dhe di çgo gjë.
وَلۡيَسۡتَعۡفِفِ ٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ نِكَاحًا حَتَّىٰ يُغۡنِيَهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۗ وَٱلَّذِينَ يَبۡتَغُونَ ٱلۡكِتَٰبَ مِمَّا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡ فَكَاتِبُوهُمۡ إِنۡ عَلِمۡتُمۡ فِيهِمۡ خَيۡرٗاۖ وَءَاتُوهُم مِّن مَّالِ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ ءَاتَىٰكُمۡۚ وَلَا تُكۡرِهُواْ فَتَيَٰتِكُمۡ عَلَى ٱلۡبِغَآءِ إِنۡ أَرَدۡنَ تَحَصُّنٗا لِّتَبۡتَغُواْ عَرَضَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَمَن يُكۡرِههُّنَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ مِنۢ بَعۡدِ إِكۡرَٰهِهِنَّ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
Dhe, le të frenojnë veten ata që nuk gjejnë mundësi për martesë, përderisa Perëndia të mos i begatojë ata me dhuntinë e Tij. E, ata që gjenden në pushtetin tuaj (skllavët dhe skllavet) që kërkojnë të lirohen (duke e kompensuar veten) shkruani (lidhni kontratën), nëse dini që janë të mirë. Dhe, epjuni diçka nga pasuria juaj, me të cilën ju ka dhuruar Perëndia juve. Dhe mos i detyroni skllavet tuaja në kurvëri, nëse ato dëshirojnë jetë të ndershme – për të arritur ju dobi të përkohshme të kësaj bote. E, kush i detyron ato – me të vërtetë, Perëndia pasi janë detyruar ato (e janë penduar), është falës dhe mëshirues.