لَا تَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَمَأۡوَىٰهُمُ ٱلنَّارُۖ وَلَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

Kurrsesi mos mendo, se mohuesit do ta bëjnë të pamundshëm (dënimin nga ana e Perëndisë) në Tokë! E, strehimi i tyre është zjarri, e sa vend kthimi i shëmtuar që është ai!


يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لِيَسۡتَـٔۡذِنكُمُ ٱلَّذِينَ مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡ وَٱلَّذِينَ لَمۡ يَبۡلُغُواْ ٱلۡحُلُمَ مِنكُمۡ ثَلَٰثَ مَرَّـٰتٖۚ مِّن قَبۡلِ صَلَوٰةِ ٱلۡفَجۡرِ وَحِينَ تَضَعُونَ ثِيَابَكُم مِّنَ ٱلظَّهِيرَةِ وَمِنۢ بَعۡدِ صَلَوٰةِ ٱلۡعِشَآءِۚ ثَلَٰثُ عَوۡرَٰتٖ لَّكُمۡۚ لَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ وَلَا عَلَيۡهِمۡ جُنَاحُۢ بَعۡدَهُنَّۚ طَوَّـٰفُونَ عَلَيۡكُم بَعۡضُكُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

O besimtarë! Le të kërkojnë leje ata që janë nën pushtetin tuaj (në familje) dhe ata nga ju, të cilët nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë në tri raste: para namazit të sabahit dhe kur i zhveshni rrobat tuaja në mesditë dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë kontestuese (jo të përshtatshme). Nuk jeni as ju, as ata – mëkatarë, pas këtyre kohëve, (nëse hyni pa leje) duke u takuar njëri me tjetrin. Kështu, ua shpjegon Perëndia dispozitat juve! Perëndia, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.


وَإِذَا بَلَغَ ٱلۡأَطۡفَٰلُ مِنكُمُ ٱلۡحُلُمَ فَلۡيَسۡتَـٔۡذِنُواْ كَمَا ٱسۡتَـٔۡذَنَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ ءَايَٰتِهِۦۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

E, kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (në çdo kohë) ashtu siç kanë kërkuar leje ata para këtyre. Kështu, ua shpjegon Perëndia juve dispozitat e Tij! Perëndia, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.



الصفحة التالية
Icon