فَتِلۡكَ بُيُوتُهُمۡ خَاوِيَةَۢ بِمَا ظَلَمُوٓاْۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ
ja, shtëpitë e tyre të shkretëruara, për shkak të zullumit që kanë bërë. Në këtë, me të vërtetë, ka argument të madh për popullin që dinë,
وَأَنجَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ
e, i kemi shpëtuar ata që kanë besuar dhe të cilët ruheshin nga të këqiat.
وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ
(Dhe, e kemi dërguar) Lutin, (e kujtoje) kur ai i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra imorale, madje në sytë e njëri-tjetrit (haptazi)?
أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهۡوَةٗ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ
Vallë, a mos ju u çaseni me epsh meshkujve, në vend të femrave? Ju, me të vërtetë, jeni popull injorant”.
۞فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَخۡرِجُوٓاْ ءَالَ لُوطٖ مِّن قَرۡيَتِكُمۡۖ إِنَّهُمۡ أُنَاسٞ يَتَطَهَّرُونَ
E, përgjegjja e vetme e popullit të Lutit, thoshte: “Dëboni familjen e Lutit prej qytetit tuaj; ata, me të vërtetë, janë njerz të pastër (këtë e thonin në formë ironie)!”
فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ قَدَّرۡنَٰهَا مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ
Dhe Ne, i kemi shpëtuar ata dhe familjen e tij (të gjithë), pos gruas së tij, që ajo të mbetet me të dënuarit.