وَتَرَى ٱلۡجِبَالَ تَحۡسَبُهَا جَامِدَةٗ وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ ٱلسَّحَابِۚ صُنۡعَ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ أَتۡقَنَ كُلَّ شَيۡءٍۚ إِنَّهُۥ خَبِيرُۢ بِمَا تَفۡعَلُونَ

Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato lëvizin si retë. Kjo është vepër e Perëndisë, i cili e ka përsosur çdo gjë. Me të vërtetë, Ai di atë që punoni ju.


مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيۡرٞ مِّنۡهَا وَهُم مِّن فَزَعٖ يَوۡمَئِذٍ ءَامِنُونَ

Kush punon vepër të mirë, do të ketë shpërblim të madh për të dh do të jetë i qetësuar atë Ditë nga frika.


وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَكُبَّتۡ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ هَلۡ تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

E, kush punon vepër të keqe, fytyrat e tyre (ata) do të hudhen në zjarr. (Dhe u thuhet atyre): “Nuk jeni dënuar, përpos për atë që keni punuar!”


إِنَّمَآ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ رَبَّ هَٰذِهِ ٱلۡبَلۡدَةِ ٱلَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُۥ كُلُّ شَيۡءٖۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

(Thuaju atyre o Muhammed): “Mua më është urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekkes), të cilin Ai e ka bërë të shenjtë dhe Atij i përket gjithçka. Dhe, më është urdhëruar që të jam prej atyre që besojnë –


وَأَنۡ أَتۡلُوَاْ ٱلۡقُرۡءَانَۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَقُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ

dhe ta këndoj Kur’anin vazhdimisht. E kushdo që udhëzohet në rrugë, ti thuaj: “Ai është udhëzuar për dobi të vet”, e kushdo që humbë, ti thuaj: “Unë jam vetëm paralajmërues”.



الصفحة التالية
Icon