لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ
Të Perëndisë janë të gjitha, në qiej dhe në Tokë. Me të vërtetë, Perëndia është i pavarur dhe i lavdëruar.
وَلَوۡ أَنَّمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن شَجَرَةٍ أَقۡلَٰمٞ وَٱلۡبَحۡرُ يَمُدُّهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦ سَبۡعَةُ أَبۡحُرٖ مَّا نَفِدَتۡ كَلِمَٰتُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ
Sikur të gjithë drunjtë të gjenden në Tokë – të jenë penda (shkrimi), e deti ngjyrë shkrimi (tintë), e t’i shtohen atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të soseshin fjalët e Perëndisë. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
مَّا خَلۡقُكُمۡ وَلَا بَعۡثُكُمۡ إِلَّا كَنَفۡسٖ وَٰحِدَةٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٌ
Të krijuarit dhe të ringjallurit e të gjithë juve është njësoj (për Te) – si të krijuarit e vetëm një njeriu. Me të vërtetë, Perëndia i dëgjon dhe i sheh të gjitha.
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِيٓ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى وَأَنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ
A nuk po sheh ti se Perëndia e shtie natën në ditë dhe ditën në natë (e zgjatë njërën dhe e shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohë të caktuar – dhe se Perëndia e di mirë çka punoni ju.