ذَٰلِكَ جَزَيۡنَٰهُم بِمَا كَفَرُواْۖ وَهَلۡ نُجَٰزِيٓ إِلَّا ٱلۡكَفُورَ

Kështu ata i kemi dënuar për shkak të mohimit, e, a mos dënojmë Ne dikë, pos mohuesve (jomirënjohësve)?!


وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُمۡ وَبَيۡنَ ٱلۡقُرَى ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا قُرٗى ظَٰهِرَةٗ وَقَدَّرۡنَا فِيهَا ٱلسَّيۡرَۖ سِيرُواْ فِيهَا لَيَالِيَ وَأَيَّامًا ءَامِنِينَ

Dhe Ne kemi bërë në mes tyre dhe vendbanimeve që i kemi bekuar, vendbanime të lidhura (dhe të rregulluara); dhe Ne e kemi caktuar nëpër to udhëtimin. (U kemi thënë): “Udhëtoni nëpër to – natë e ditë, të sigurtë!”


فَقَالُواْ رَبَّنَا بَٰعِدۡ بَيۡنَ أَسۡفَارِنَا وَظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَحَادِيثَ وَمَزَّقۡنَٰهُمۡ كُلَّ مُمَزَّقٍۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٖ

E ata thanë: “O Zoti ynë, bëne më të madhe distancën në mes udhëtimeve tona”. Andaj, i bënë dëm vetes, dhe Ne i bëmë ata objekt për t’i marrë nëpër gojë, dhe ata plotësisht i kemi shpartalluar. Dhe, në këtë, ka argumente për çdo të durueshëm dhe falenderues.


وَلَقَدۡ صَدَّقَ عَلَيۡهِمۡ إِبۡلِيسُ ظَنَّهُۥ فَٱتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقٗا مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Me të vërtetë, Iblisi e realizoi paramendimin e tij për ta – dhe ata shkuan pas tij, pos një grup besimtarësh.



الصفحة التالية
Icon