وَمَآ أَرۡسَلۡنَا فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتۡرَفُوهَآ إِنَّا بِمَآ أُرۡسِلۡتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ

Në asnjë vendbanim Na nuk kemi dërguar ndonjë pejgamber, e ata që bënin jetë luksoze, të mos thonin: “Me të vërtetë, na nuk besojmë në atë, me të cilën jeni dërguar!”


وَقَالُواْ نَحۡنُ أَكۡثَرُ أَمۡوَٰلٗا وَأَوۡلَٰدٗا وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ

Dhe, ata thonë: “Na kemi më shumë pasuri dhe fëmijë, e na nuk do të jemi të munduar”.


قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

Thuaju: “Me të vërtetë, Zoti im, i jep furnizim të bollshëm kujt të dojë dhe ia mungon (kujt të dojë), por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë.


وَمَآ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُكُم بِٱلَّتِي تُقَرِّبُكُمۡ عِندَنَا زُلۡفَىٰٓ إِلَّا مَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَأُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمۡ جَزَآءُ ٱلضِّعۡفِ بِمَا عَمِلُواْ وَهُمۡ فِي ٱلۡغُرُفَٰتِ ءَامِنُونَ

As pasuria juaj, as fëmijët tuaj, nuk janë ata që do t’ju afrojnë në pozitë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira. Për ta shpërblimi është i shumëfishtë, për atë që kanë punuar, dhe ata do të jenë të sigurtë në dhomat e larta të xhennetit.


وَٱلَّذِينَ يَسۡعَوۡنَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مُعَٰجِزِينَ أُوْلَـٰٓئِكَ فِي ٱلۡعَذَابِ مُحۡضَرُونَ

E, ata që përpiqen t’i thyejnë argumentt Tona, duke menduar se nuk do të mund t’i dënojmë, ata do të dënohen.



الصفحة التالية
Icon