قُلۡ مَا سَأَلۡتُكُم مِّنۡ أَجۡرٖ فَهُوَ لَكُمۡۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٞ
Thuaj: “Çfarëdo shpërblimi që kam kërkuar prej jush, ajo qoftë për ju. Shpërblimi im është vetëm te Perëndia, e Ai është dëshmitar për çdo gjë”.
قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَقۡذِفُ بِٱلۡحَقِّ عَلَّـٰمُ ٱلۡغُيُوبِ
Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im e sjell të Vërtetën (te pejgamberët), Ai është i Gjithëdijshëm për të gjitha sekretet”.
قُلۡ جَآءَ ٱلۡحَقُّ وَمَا يُبۡدِئُ ٱلۡبَٰطِلُ وَمَا يُعِيدُ
Thuaj: “E vërteta (Islamizmi) ka ardhur, kurse gënjeshtra as nuk mund të shfaqet e as të përsëritet.
قُلۡ إِن ضَلَلۡتُ فَإِنَّمَآ أَضِلُّ عَلَىٰ نَفۡسِيۖ وَإِنِ ٱهۡتَدَيۡتُ فَبِمَا يُوحِيٓ إِلَيَّ رَبِّيٓۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٞ قَرِيبٞ
Thuaj: “Nëse humbi, unë humbi vetëm në dëmin tim, e nëse udhëzohem në rrugën e drejtë, kjo është nga shpallja e Zotit tim. Ai, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe është afër”.
وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ فَزِعُواْ فَلَا فَوۡتَ وَأُخِذُواْ مِن مَّكَانٖ قَرِيبٖ
Sikur t’i shihje ata kur frikësohen, e nuk kanë ku të ikin; do të kapen për së afërmi (pa mund të ikur asnjë hap),
وَقَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِهِۦ وَأَنَّىٰ لَهُمُ ٱلتَّنَاوُشُ مِن مَّكَانِۭ بَعِيدٖ
e thonë: “Na besojmë në atë (Kur’anin)”. E, prej nga ata ta përvetësojnë (besimin) prej vendit të largët (botës së ardhshme);