وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِيٓ أَذۡهَبَ عَنَّا ٱلۡحَزَنَۖ إِنَّ رَبَّنَا لَغَفُورٞ شَكُورٌ

Dhe thonë ata: “Falenderojmë Perëndinë, i cili e ka zhdukru hidhërimin nga ne. Me të vërtetë, Zoti ynë është falës dhe falenderues –


ٱلَّذِيٓ أَحَلَّنَا دَارَ ٱلۡمُقَامَةِ مِن فَضۡلِهِۦ لَا يَمَسُّنَا فِيهَا نَصَبٞ وَلَا يَمَسُّنَا فِيهَا لُغُوبٞ

i cili, me mirësinë e Tij na ka shpënë në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi dhe në të cilën nk do të rraskapitemi”.


وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمۡ نَارُ جَهَنَّمَ لَا يُقۡضَىٰ عَلَيۡهِمۡ فَيَمُوتُواْ وَلَا يُخَفَّفُ عَنۡهُم مِّنۡ عَذَابِهَاۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي كُلَّ كَفُورٖ

E, për ata që nuk besojnë është zjarri i skëterrës, ata nuk do të dënohen (me vdekje), dhe nuk do të vdesin, dhe as që do t’u lehtësohet dënimi në të, - ja kështu, Ne do ta dënojmë çdo mohues, -


وَهُمۡ يَصۡطَرِخُونَ فِيهَا رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا نَعۡمَلۡ صَٰلِحًا غَيۡرَ ٱلَّذِي كُنَّا نَعۡمَلُۚ أَوَلَمۡ نُعَمِّرۡكُم مَّا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَن تَذَكَّرَ وَجَآءَكُمُ ٱلنَّذِيرُۖ فَذُوقُواْ فَمَا لِلظَّـٰلِمِينَ مِن نَّصِيرٍ

ata, në të, do të thërrasin (duke bërtitur): “O Zoti ynë, nxirrna (prej zjarrit), do të bëjmë vepra të mira, e jo asosh çfarë kemi bërë”. (Atyre ju thuhet): “Vallë, a nuk u kemi dhënë Ne jetë juve, aq sa që të mendohet pët të – ai që don të këshillohet, e juve madje, u pat ardhur paralajmëruesi. Andaj, shijoni (dënimin). E, për zullumqarët nuk ka kurrëfarë ndihmësi!



الصفحة التالية
Icon