وَذَلَّلۡنَٰهَا لَهُمۡ فَمِنۡهَا رَكُوبُهُمۡ وَمِنۡهَا يَأۡكُلُونَ

dhe bëmë që ato t’u nënshtrohen atyre – disa i shalojnë e prej disave ushqehen,


وَلَهُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ وَمَشَارِبُۚ أَفَلَا يَشۡكُرُونَ

dhe nga ato kanë shumë dobi, dhe pije (qumështi). E, vallë, si nuk falenderohen!


وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةٗ لَّعَلَّهُمۡ يُنصَرُونَ

Dhe, ata pos Perëndisë, kanë besuar në zotëra tjerë, duke shpresuar se do t’u ndihmojnë ata (idhujt);


لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَهُمۡ وَهُمۡ لَهُمۡ جُندٞ مُّحۡضَرُونَ

mirëpo, ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre, dhe ata janë për ta një ushtri e pranishme (në ferr).


فَلَا يَحۡزُنكَ قَوۡلُهُمۡۘ إِنَّا نَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَ

Dhe, mos të pikëllojnë ty fjalët e tyre! Na, me të vërtetë, i dimë ato që i fshehin ata dhe çka shpallin.


أَوَلَمۡ يَرَ ٱلۡإِنسَٰنُ أَنَّا خَلَقۡنَٰهُ مِن نُّطۡفَةٖ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٞ مُّبِينٞ

A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së ujit (farës – spermës), e megjithatë, ai është kundërshtar i hapët,


وَضَرَبَ لَنَا مَثَلٗا وَنَسِيَ خَلۡقَهُۥۖ قَالَ مَن يُحۡيِ ٱلۡعِظَٰمَ وَهِيَ رَمِيمٞ

dhe ai na sjell shembull, e harron krijimin e vet. Thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat duke qenë ato të kalbura (shkapërderdhura)?”



الصفحة التالية
Icon