وَلَئِنۡ أَذَقۡنَٰهُ رَحۡمَةٗ مِّنَّا مِنۢ بَعۡدِ ضَرَّآءَ مَسَّتۡهُ لَيَقُولَنَّ هَٰذَا لِي وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةٗ وَلَئِن رُّجِعۡتُ إِلَىٰ رَبِّيٓ إِنَّ لِي عِندَهُۥ لَلۡحُسۡنَىٰۚ فَلَنُنَبِّئَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِمَا عَمِلُواْ وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنۡ عَذَابٍ غَلِيظٖ

Nëse i japim atij (njeriut) që ta shijojë mëshirën Tonë, pas një fatkeqësie që e ka goditur atë, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj, dhe unë nuk besoj se do të ndodhë Çasti (Dita e Kijametit), e nëse kthehem te Zoti im, tek Ai më takon e mira e madhe”. Me të vërtetë, Ne do t’i lajmërojmë mohuesit, për atë që kanë punuar dhe do t’u japim ta shijojnë dënimin e rëndë.


وَإِذَآ أَنۡعَمۡنَا عَلَى ٱلۡإِنسَٰنِ أَعۡرَضَ وَنَـَٔا بِجَانِبِهِۦ وَإِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ فَذُو دُعَآءٍ عَرِيضٖ

Kur njeriut i dhurojmë dhuntitë Tona, ai shmanget dhe largohet me një anë, (nga të adhuruarit Neve), e kur ta godet e keqja, (atëherë) ai lutet gjerë e gjat).


قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كَانَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ ثُمَّ كَفَرۡتُم بِهِۦ مَنۡ أَضَلُّ مِمَّنۡ هُوَ فِي شِقَاقِۭ بَعِيدٖ

Thuaju (atyre) o Muhammed: “A po shihni? Nëse ai (Kur’ani) është prej Perëndisë, e ju nuk e besuat; kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim, larg (së vërtetës)?”


سَنُرِيهِمۡ ءَايَٰتِنَا فِي ٱلۡأٓفَاقِ وَفِيٓ أَنفُسِهِمۡ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمۡ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّۗ أَوَلَمۡ يَكۡفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ

Na, atyre, do t’u dëftojmë argumentet Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe te vet ata, deri sa t’u bëhet plotësisht e qartë, se ai (Kur’ani), është i vërtetë. Vallë, a nuk të mjafton ty, që Zoti yt është, me të vërtetë, dëshmues i çdo gjëje?!



الصفحة التالية
Icon