وَكَذَٰلِكَ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ قُرۡءَانًا عَرَبِيّٗا لِّتُنذِرَ أُمَّ ٱلۡقُرَىٰ وَمَنۡ حَوۡلَهَا وَتُنذِرَ يَوۡمَ ٱلۡجَمۡعِ لَا رَيۡبَ فِيهِۚ فَرِيقٞ فِي ٱلۡجَنَّةِ وَفَرِيقٞ فِي ٱلسَّعِيرِ

Ja, kështu – Na ta kemi shpallur ty Kur’anin, në gjuhën arabe, për ta paralajmëruar popullin e Mekkes dhe ata rreth saj, dhe t’i paralajmërosh (ata) për Ditën e tubimit (Kijametit), për të cilën s’ka dyshim. (Atëherë) një grup (do të shkojë) në xhennet, e (grupi) tjetër në xhehennem.


وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَهُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَلَٰكِن يُدۡخِلُ مَن يَشَآءُ فِي رَحۡمَتِهِۦۚ وَٱلظَّـٰلِمُونَ مَا لَهُم مِّن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٍ

E, sikur të dojë Perëndia, do t’i kishte bërë (të dy grupet) të një besimi, por Ai kë të dojë e shpie në mëshirën e Vet, kurse mohuesit nuk kanë as mbrojtës as ndihmës.


أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَۖ فَٱللَّهُ هُوَ ٱلۡوَلِيُّ وَهُوَ يُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Vallë, a mos marrin ata mbrojtës tjetër, pos Atij?! E, Perëndia është i vetmi mbrojtës dhe Ai do t’i ngjallë të vdekurit. (Vetëm) Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.


وَمَا ٱخۡتَلَفۡتُمۡ فِيهِ مِن شَيۡءٖ فَحُكۡمُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبِّي عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُ وَإِلَيۡهِ أُنِيبُ

Për çfarëdo (çështje) që të polemizoni, vendimi është te Perëndia. Ky është Perëndia, Zoti im. Unë (vetëm) te Ai mbështetem dhe (vetëm) tek Ai kthehem.



الصفحة التالية
Icon