وَإِذۡ غَدَوۡتَ مِنۡ أَهۡلِكَ تُبَوِّئُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ مَقَٰعِدَ لِلۡقِتَالِۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t’ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahut është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet).


إِذۡ هَمَّت طَّآئِفَتَانِ مِنكُمۡ أَن تَفۡشَلَا وَٱللَّهُ وَلِيُّهُمَاۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ

Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut.


وَلَقَدۡ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ بِبَدۡرٖ وَأَنتُمۡ أَذِلَّةٞۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

All-llahu u ndihmoi juve në Bedr kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.


إِذۡ تَقُولُ لِلۡمُؤۡمِنِينَ أَلَن يَكۡفِيَكُمۡ أَن يُمِدَّكُمۡ رَبُّكُم بِثَلَٰثَةِ ءَالَٰفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةِ مُنزَلِينَ

Kur ti u thoshe besimtarëve: “A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t’ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur?”


بَلَىٰٓۚ إِن تَصۡبِرُواْ وَتَتَّقُواْ وَيَأۡتُوكُم مِّن فَوۡرِهِمۡ هَٰذَا يُمۡدِدۡكُمۡ رَبُّكُم بِخَمۡسَةِ ءَالَٰفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةِ مُسَوِّمِينَ

Po, nëse jeni të qëndrushëm e të matur, e ata (armiqtë) t’ju vinë tash në këtë momoent, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.



الصفحة التالية
Icon