وَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعۡضَ ٱلَّذِي نَعِدُهُمۡ أَوۡ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ ثُمَّ ٱللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ

Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që u premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtinty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.


وَلِكُلِّ أُمَّةٖ رَّسُولٞۖ فَإِذَا جَآءَ رَسُولُهُمۡ قُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡقِسۡطِ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.


وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Ata thonë: “Kur do të jetë ky premtim (dënim), nëse jeni të drejtë ç’ka thoni?


قُل لَّآ أَمۡلِكُ لِنَفۡسِي ضَرّٗا وَلَا نَفۡعًا إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۗ لِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌۚ إِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ فَلَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ

Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjellë vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu”. çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.


قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِنۡ أَتَىٰكُمۡ عَذَابُهُۥ بَيَٰتًا أَوۡ نَهَارٗا مَّاذَا يَسۡتَعۡجِلُ مِنۡهُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ

Thuaj: “Më tregoni, nëse u vjen dënimi i Tij natën ose ditën, e çka i shluen të nguten për të, kriminelët?”



الصفحة التالية
Icon