فَهَلۡ يَنتَظِرُونَ إِلَّا مِثۡلَ أَيَّامِ ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلِهِمۡۚ قُلۡ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ
A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre? Thuah: “Pritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po pres!”
ثُمَّ نُنَجِّي رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ كَذَٰلِكَ حَقًّا عَلَيۡنَا نُنجِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë, edhe ata që besuan. Ja kështu, është detyrë e Jona, t’i shpëtojmë besimtarët.
قُلۡ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِن كُنتُمۡ فِي شَكّٖ مِّن دِينِي فَلَآ أَعۡبُدُ ٱلَّذِينَ تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِنۡ أَعۡبُدُ ٱللَّهَ ٱلَّذِي يَتَوَفَّىٰكُمۡۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Thuaj: “O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtarë (i Zotit një).
وَأَنۡ أَقِمۡ وَجۡهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفٗا وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ
Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
وَلَا تَدۡعُ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَۖ فَإِن فَعَلۡتَ فَإِنَّكَ إِذٗا مِّنَ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.