إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ لَا يَهۡدِيهِمُ ٱللَّهُ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ

S’ka dyshim se ata që nuk besojnë ajetet (e Kur’anit) a All-llahut, ata nuk i drejto All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm.


إِنَّمَا يَفۡتَرِي ٱلۡكَذِبَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِۖ وَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَٰذِبُونَ

Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.


مَن كَفَرَ بِٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ إِيمَٰنِهِۦٓ إِلَّا مَنۡ أُكۡرِهَ وَقَلۡبُهُۥ مُطۡمَئِنُّۢ بِٱلۡإِيمَٰنِ وَلَٰكِن مَّن شَرَحَ بِٱلۡكُفۡرِ صَدۡرٗا فَعَلَيۡهِمۡ غَضَبٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ

Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësishtme besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.


ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ ٱسۡتَحَبُّواْ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا عَلَى ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësajbote se sa jetën e botës tjetër, e Alllahu nuk e udhëzon njerëzit jobesimtarë.



الصفحة التالية
Icon