قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَٰمٞ وَكَانَتِ ٱمۡرَأَتِي عَاقِرٗا وَقَدۡ بَلَغۡتُ مِنَ ٱلۡكِبَرِ عِتِيّٗا

Ai tha: “Zoti im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?”


قَالَ كَذَٰلِكَ قَالَ رَبُّكَ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٞ وَقَدۡ خَلَقۡتُكَ مِن قَبۡلُ وَلَمۡ تَكُ شَيۡـٔٗا

Tha: “Ja, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!”


قَالَ رَبِّ ٱجۡعَل لِّيٓ ءَايَةٗۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَ لَيَالٖ سَوِيّٗا

Ai (Zekeriai) tha: Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!” Ai (All-llahu) tha: “Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t’u flasesh njerëzve tri net (e tri ditë)”.


فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦ مِنَ ٱلۡمِحۡرَابِ فَأَوۡحَىٰٓ إِلَيۡهِمۡ أَن سَبِّحُواْ بُكۡرَةٗ وَعَشِيّٗا

Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje.


يَٰيَحۡيَىٰ خُذِ ٱلۡكِتَٰبَ بِقُوَّةٖۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡحُكۡمَ صَبِيّٗا

O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.


وَحَنَانٗا مِّن لَّدُنَّا وَزَكَوٰةٗۖ وَكَانَ تَقِيّٗا

Dhe nga ana jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm).



الصفحة التالية
Icon