Ne i vendosëm bijtë e Israilit në një vend të mirë të dhe u dhamë ushqim të këndshëm. Ata nuk u përçanë në mendime, derisa u erdhi dituria.[139] Me të vërtetë, Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kiametit në lidhje me përçarjet e tyre.
____________________
[139] Sipas interpretimit klasik, “dituria” është Kurani. Profecia që i zbriti Muhamedit (a.s.), i përçau bijtë e Israilit. Një pjesë e njohu atë si Profetin e lajmëruar në Shkrimet e Shenjta dhe e ndoqi. Ndërsa një pjesë tjetër, edhe duke e njohur si Profetin e paralajmëruar, e refuzoi dhe e luftoi atë. Një interpretim tjetër thekson se vargu i referohet mospajtimeve të shumta dogmatike që ekzistonin ndërmjet hebrenjve, kështu që në këtë rast, “dituria” do të ishte Teurati.


الصفحة التالية
Icon