Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë[228], ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.
____________________
[228] Sipas interpretimit klasik, ky varg është një profeci për udhëheqjen e katër kalifëve: Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit dhe Aliut, në kohën e të cilëve, kalifati islam pati një zgjerim të jashtëzakonshëm territorial. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, zgjerimi i Islamit nuk është ngadalësuar. Ai vazhdon të jetë feja e vetme në rritje midis feve të mëdha, si nga pikëpamja demografike, ashtu edhe nga pikëpamja e konvertimeve.