Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju që të hani në shtëpinë tuaj, ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajave tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose tek ata, çelësat e të cilëve u janë lënë juve, ose te miqtë. Nuk është gjynah për ju që të hani bashkërisht apo veçmas.[229] Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu. Kështu jua shpjegon Allahu juve shpalljet që të kuptoni.[230]
____________________
[229] Ky varg aludon për një zakon supersticioz që tentonte t’i përjashtonte sakatët dhe të sëmurët nga gostitë e përbashkëta.
[230] Përshëndetja për të cilën bën fjalë vargu, është “es-selâmu alejkum ue rahmetullâhi ue berekâtuh” “paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin me ju”.