Nëse ti (Muhamed) i pyet ata[249] se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, - me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?
____________________
[249] Bëhet fjalë për politeistët, të cilët e kanë njohur pothuajse gjithmonë një Qenie Supreme, një Zot Suprem që ishte Krijuesi dhe Rregulluesi i gjithësisë. Banorët e Mekës, në mënyrë të veçantë, e kishin të qartë konceptin e Allahut (i lartmadhëruar qoftë Ai), por për shkak të paditurisë, interesave të ngushta dhe poshtërsisë morale, atyre iu dukej me leverdi që të adhuronin një mori zotash të tjerë.


الصفحة التالية
Icon