Do të të thonë ty arabët e shkretëtirës, të cilët ngelën pas jush[320]: “Ne ishim të zënë me bagëtitë dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut që të na falë ne!” Ata thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun ndaj jush, nëse Ai kërkon t’ju godasë ose, nëse synon t’ju bëjë ndonjë të mirë?” Allahu e di atë që ju bëni.
____________________
[320] Pra, që nuk morën pjesë në luftë përkrah jush. Disa fise nga arabët e shkretëtirës kishin lidhur një marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë me Profetin (a.s.), por, nga frika, nuk e respektuan atë, kur besimtarët do të ndesheshin me kurejshët.


الصفحة التالية
Icon