Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët[70], me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!
____________________
[70] Termi kuranor i përdorur për epitetin “i sinqertë”, është fjala “siddîk”. Ajo nënkupton ata ndjekës të profetëve, të cilët ishin më të parët që u besuan atyre. Kjo është grada më e lartë që mund të arrijë një besimtar.