Kudo që të gjendeni, do t’ju arrijë vdekja, madje, qofshi edhe në kështjellat më të forta!” Sa herë që u vjen ndonjë e mirë, ata thonë: “Kjo është nga ana e Allahut”. Por, nëse i godet ndonjë e ligë, ata[71] thonë: “Kjo është prej teje (o Muhamed)!” Thuaju: “Të gjitha janë prej Allahut”. Ç’është kështu me këtë popull, që nuk kupton asgjë?
____________________
[71] D.m.th. hipokritët dhe banorët hebrenj të Medinës.