يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّخِذُواْ عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمۡ أَوۡلِيَآءَ تُلۡقُونَ إِلَيۡهِم بِٱلۡمَوَدَّةِ وَقَدۡ كَفَرُواْ بِمَا جَآءَكُم مِّنَ ٱلۡحَقِّ يُخۡرِجُونَ ٱلرَّسُولَ وَإِيَّاكُمۡ أَن تُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ رَبِّكُمۡ إِن كُنتُمۡ خَرَجۡتُمۡ جِهَٰدٗا فِي سَبِيلِي وَٱبۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِيۚ تُسِرُّونَ إِلَيۡهِم بِٱلۡمَوَدَّةِ وَأَنَا۠ أَعۡلَمُ بِمَآ أَخۡفَيۡتُمۡ وَمَآ أَعۡلَنتُمۡۚ وَمَن يَفۡعَلۡهُ مِنكُمۡ فَقَدۡ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ

O besimtarë, mos e konsideroni armikun Tim dhe tuajin për dashamir; ju po shprehni dashuri ndaj tyre, kurse ata, me të vërtetë, kanë mohuar të drejtën që u ka ardhur juve, e dëbuan Profetin dhe juve, vetëm se besonit në Perëndinë, Zotin tuaj (mos i bëni ata dashamirë), në qoftë se jeni (keni dalë) luftëtarë në rrugën Time dhe për kënaqësinë Time. Ju fshehurazi i shfaqni atyre dashuri, por Unë di edhe atë që fshini dhe atë që punoni haptazi. Ai prej jush, i cili armikun e bën dashamir, ai ka devijuar rrugën e drejtë.


إِن يَثۡقَفُوكُمۡ يَكُونُواْ لَكُمۡ أَعۡدَآءٗ وَيَبۡسُطُوٓاْ إِلَيۡكُمۡ أَيۡدِيَهُمۡ وَأَلۡسِنَتَهُم بِٱلسُّوٓءِ وَوَدُّواْ لَوۡ تَكۡفُرُونَ

Nëse bini në duart e tyre, ata do të jenë armiq tuaj dhe do t’i zgjasin duart e tyre dhe gjuhët e tyre me qëllim të keq, dhe dëshirojnë që t’ju bëjnë jobesimtarë.


لَن تَنفَعَكُمۡ أَرۡحَامُكُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُكُمۡۚ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يَفۡصِلُ بَيۡنَكُمۡۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ

Nuk do t’ju ndihmojnë juve në Ditën e Kijametit, as fëmijët, as farefisi. Ai do t’ju ndanë mes juve; - e, Perëndia, sheh mirë atë që punoni ju.



الصفحة التالية
Icon