بِّسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلتِّينِ وَٱلزَّيۡتُونِ

Betohem në fiq dhe ullinj,


وَطُورِ سِينِينَ

dhe malin e Sinajit,


وَهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ ٱلۡأَمِينِ

dhe në këtë qytet të sigurt,


لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِيٓ أَحۡسَنِ تَقۡوِيمٖ

me të vërtetë, Na e kemi krijuar njeriun në formën (hrmoninë) më të bukur,


ثُمَّ رَدَدۡنَٰهُ أَسۡفَلَ سَٰفِلِينَ

pastaj, e kemi kthyer atë në gjendjen më të ulët (në këtë jetë dhe tjetrën),


إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَٰتِ فَلَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونٖ

përveç atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, për ta ka shpëblime të pandërprera.


فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعۡدُ بِٱلدِّينِ

E, çka atëherë të shtyni ty (o njeri), që ta mohosh besimin?


أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَحۡكَمِ ٱلۡحَٰكِمِينَ

A nuk është Perëndia gjykatësi më i drejtë?!



الصفحة التالية
Icon