وَٱلسَّمَآءِ وَٱلطَّارِقِ
Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلطَّارِقُ
E ku e di tise çka është tariku - trokitësi?
ٱلنَّجۡمُ ٱلثَّاقِبُ
Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
إِن كُلُّ نَفۡسٖ لَّمَّا عَلَيۡهَا حَافِظٞ
Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ مِمَّ خُلِقَ
Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
خُلِقَ مِن مَّآءٖ دَافِقٖ
Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
يَخۡرُجُ مِنۢ بَيۡنِ ٱلصُّلۡبِ وَٱلتَّرَآئِبِ
E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
إِنَّهُۥ عَلَىٰ رَجۡعِهِۦ لَقَادِرٞ
E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
يَوۡمَ تُبۡلَى ٱلسَّرَآئِرُ
Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
فَمَا لَهُۥ مِن قُوَّةٖ وَلَا نَاصِرٖ
E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë.