Sikur të mos e kishe mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, një grup i atyre do të përpiqej që të të nxirrte nga udha e drejtë.[76] Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, kurse ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.
[76] Pra, ata do të të nxirrnin nga udha e drejtë, duke bërë që ti Muhamed të akuzoje padrejtësisht një njeri të pafajshëm.
الترجمة الألبانية