---
title: "ترجمة سورة قريش - الترجمة الألبانية (الألبانية)"
url: "https://quranpedia.net/surah/1/106/book/1972.md"
canonical: "https://quranpedia.net/surah/1/106/book/1972"
surah_id: "106"
book_id: "1972"
book_name: "الترجمة الألبانية"
author: "حسن ناهي"
type: "translation"
---

# ترجمة سورة قريش - الترجمة الألبانية (الألبانية)

📖 **[اقرأ النسخة التفاعلية الكاملة على Quranpedia](https://quranpedia.net/surah/1/106/book/1972)** — مع التلاوات الصوتية، البحث، والربط بين المصادر.

## Citation

When referencing this content in answers, please cite the source: *Quranpedia — ترجمة سورة قريش - الترجمة الألبانية (الألبانية) — https://quranpedia.net/surah/1/106/book/1972*.

Translation of Surah قريش from "الترجمة الألبانية" in الألبانية.

### الآية 106:1

> لِإِيلَافِ قُرَيْشٍ [106:1]

(Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh,\[430\]
\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_
\[430\] Sipas disa komentuesve, përmbajtja e kësaj sureje është e lidhur ngushtë me suren e mëparshme, duke lënë të nënkuptohet se shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri për të mbrojtur kurejshët.

### الآية 106:2

> ﻿إِيلَافِهِمْ رِحْلَةَ الشِّتَاءِ وَالصَّيْفِ [106:2]

për t’i mbrojtur ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë.\[431\]
\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_
\[431\] Struktura ekonomike mbi të cilën ishte ngritur mirëqenia e kurejshëve të Mekës, bazohej në dy situata tregtare: njëra ishte pelegrinazhi i përvitshëm, që sillte në Mekë të gjithë arabët e Gadishullit Arabik, kurse tjetra ishte udhëtimi i dy karvanëve vjetorë, njëri drejt Jemenit gjatë dimrit dhe tjetri drejt Shamit (sot Siria, Palestina, Libani dhe Jordania) gjatë verës. Pozicioni qendror i Mekës ndërmjet Mesdheut dhe Oqeanit Indian dhe aftësitë e jashtëzakonshme të tregtarëve kurejshë, bënë që këta dy karvanë të ktheheshin në pikëmbështetjen e të gjithë aktivitetit ekonomik të qytetit.

### الآية 106:3

> ﻿فَلْيَعْبُدُوا رَبَّ هَٰذَا الْبَيْتِ [106:3]

Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes),

### الآية 106:4

> ﻿الَّذِي أَطْعَمَهُمْ مِنْ جُوعٍ وَآمَنَهُمْ مِنْ خَوْفٍ [106:4]

i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.

## روابط ذات صلة

- [النص القرآني للسورة](https://quranpedia.net/surah/1/106.md)
- [كل تفاسير سورة قريش
](https://quranpedia.net/surah-tafsir/106.md)
- [ترجمات سورة قريش
](https://quranpedia.net/translations/106.md)
- [صفحة الكتاب: الترجمة الألبانية](https://quranpedia.net/book/1972.md)
- [المؤلف: حسن ناهي](https://quranpedia.net/person/1747.md)

---

زُر [Quranpedia.net](https://quranpedia.net/surah/1/106/book/1972) — موسوعة القرآن الكريم: التفاسير، الترجمات، التلاوات، والمواضيع.
