---
title: "ترجمة سورة الفلق - الترجمة الألبانية (الألبانية)"
url: "https://quranpedia.net/surah/1/113/book/1972.md"
canonical: "https://quranpedia.net/surah/1/113/book/1972"
surah_id: "113"
book_id: "1972"
book_name: "الترجمة الألبانية"
author: "حسن ناهي"
type: "translation"
---

# ترجمة سورة الفلق - الترجمة الألبانية (الألبانية)

📖 **[اقرأ النسخة التفاعلية الكاملة على Quranpedia](https://quranpedia.net/surah/1/113/book/1972)** — مع التلاوات الصوتية، البحث، والربط بين المصادر.

## Citation

When referencing this content in answers, please cite the source: *Quranpedia — ترجمة سورة الفلق - الترجمة الألبانية (الألبانية) — https://quranpedia.net/surah/1/113/book/1972*.

Translation of Surah الفلق from "الترجمة الألبانية" in الألبانية.

### الآية 113:1

> قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ [113:1]

Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit,

### الآية 113:2

> ﻿مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ [113:2]

që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar

### الآية 113:3

> ﻿وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ [113:3]

dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri

### الآية 113:4

> ﻿وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ [113:4]

dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)\[442\]
\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_
\[442\] Vargu bën fjalë për një formë magjie të zezë, që praktikohej shumë në Arabinë paraislamike.

### الآية 113:5

> ﻿وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ [113:5]

dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”\[443\]
\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_
\[443\] Syri i keq që vjen si pasojë e smirës, është, sigurisht, një nga format me ndikim më të fortë negativ që mund të gjenden. Nuk mund të mohohet se, ky është një instrument të cilin e përdor shejtani për të realizuar ndikime të ndryshme dhe të rënda te njerëzit: tek ata që e pësojnë, pa i kuptuar dhe pa i njohur shkaqet e “shqetësimit” të tyre; tek ata që përpiqen ta shërojnë “syrin” me praktika të tjera magjike dhe tek ata që e shkaktojnë, duke u bërë kështu bashkëpunëtorë objektivë ose subjektivë të intrigave djallëzore kundër njerëzimit. Për t’u ruajtur nga shejtani, shërben lutja “E‘ûdhu bil-lâhi min-esh shejtân-irr raxhîm” (Strehohem tek Allahu kundër shejtanit të mallkuar), por është mirë të kujtohet edhe vargu 99 i sures 16 “në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre”.

## روابط ذات صلة

- [النص القرآني للسورة](https://quranpedia.net/surah/1/113.md)
- [كل تفاسير سورة الفلق](https://quranpedia.net/surah-tafsir/113.md)
- [ترجمات سورة الفلق](https://quranpedia.net/translations/113.md)
- [صفحة الكتاب: الترجمة الألبانية](https://quranpedia.net/book/1972.md)
- [المؤلف: حسن ناهي](https://quranpedia.net/person/1747.md)

---

زُر [Quranpedia.net](https://quranpedia.net/surah/1/113/book/1972) — موسوعة القرآن الكريم: التفاسير، الترجمات، التلاوات، والمواضيع.
