---
title: "ترجمة سورة الشرح - الترجمة الألبانية (الألبانية)"
url: "https://quranpedia.net/surah/1/94/book/1972.md"
canonical: "https://quranpedia.net/surah/1/94/book/1972"
surah_id: "94"
book_id: "1972"
book_name: "الترجمة الألبانية"
author: "حسن ناهي"
type: "translation"
---

# ترجمة سورة الشرح - الترجمة الألبانية (الألبانية)

📖 **[اقرأ النسخة التفاعلية الكاملة على Quranpedia](https://quranpedia.net/surah/1/94/book/1972)** — مع التلاوات الصوتية، البحث، والربط بين المصادر.

## Citation

When referencing this content in answers, please cite the source: *Quranpedia — ترجمة سورة الشرح - الترجمة الألبانية (الألبانية) — https://quranpedia.net/surah/1/94/book/1972*.

Translation of Surah الشرح from "الترجمة الألبانية" in الألبانية.

### الآية 94:1

> أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ [94:1]

Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)

### الآية 94:2

> ﻿وَوَضَعْنَا عَنْكَ وِزْرَكَ [94:2]

dhe ta hoqëm barrën\[412\],
\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_
\[412\] Sipas Taberiut, vargu do të thotë: “A nuk të kemi dëlirur nga çdo gjynah?!”

### الآية 94:3

> ﻿الَّذِي أَنْقَضَ ظَهْرَكَ [94:3]

e cila ta rëndonte tepër kurrizin,

### الآية 94:4

> ﻿وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ [94:4]

dhe ta ngritëm lart emrin?!\[413\]
\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_\_
\[413\] Është e sigurt se asnjë njeri në botë nuk ka bërë më shumë emër sesa Profeti Muhamed (a.s.). Më se një miliardë myslimanë përmendin emrin e tij përditë, duke u lutur për të në namazet e tyre. Nga mijëra e mijëra minare, myezinët thërrasin emrin e tij pesë herë në ditë. Arritjet e misionit të tij shpirtëror, moral, juridik e politik janë tërësisht të gjalla dhe aktive edhe katërmbëdhjetë shekuj pas ndarjes së tij nga kjo botë dhe do të zgjasin, në dashtë Allahu, deri në Ditën e fundit të jetës tokësore dhe, në vazhdim, në jetën e amshuar.

### الآية 94:5

> ﻿فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا [94:5]

Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!

### الآية 94:6

> ﻿إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا [94:6]

Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!

### الآية 94:7

> ﻿فَإِذَا فَرَغْتَ فَانْصَبْ [94:7]

Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim)

### الآية 94:8

> ﻿وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَارْغَبْ [94:8]

dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!

## روابط ذات صلة

- [النص القرآني للسورة](https://quranpedia.net/surah/1/94.md)
- [كل تفاسير سورة الشرح
](https://quranpedia.net/surah-tafsir/94.md)
- [ترجمات سورة الشرح
](https://quranpedia.net/translations/94.md)
- [صفحة الكتاب: الترجمة الألبانية](https://quranpedia.net/book/1972.md)
- [المؤلف: حسن ناهي](https://quranpedia.net/person/1747.md)

---

زُر [Quranpedia.net](https://quranpedia.net/surah/1/94/book/1972) — موسوعة القرآن الكريم: التفاسير، الترجمات، التلاوات، والمواضيع.
