surah.translation .


Lexo në emër të Zotit tënd, i cili ka krijuar (të gjitha),

i cili e krijoi njeriun nga gjaku i droçkuar (embrioni),

lexo, se Zoti yt, është më bujari,

që ia mësoi njeriut pendën (të shkruajë),

që njeriut ia mësoi atë që nuk e diti.

Jo, jo! (megjithatë), me të vërtetë, njeriu ka kalur kufirin (në të keqe),

posa e ka ndier veten të pasur (se nuk i nevojitet askush),

e, me të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!

A e ke parë ti atë që pengon

njeriun (adhuruesin) kur falet (bënë namaz)?

Më thuaj ti (o Muhammed!), nëse ai mendon se është në rrugën e drejtë,

apo rekomandon që të adhurohen idhujt,

e, çka mendon ti nëse ai i përgënjeshtron (argumentet Tona) dhe kthehet?

A nuk e di ai – se Zoti i sheh të gjitha (e dhuron të mirin, ndërsa e dënon të keqin)?

Jo, jo! Me të vërtetë, nëse nuk tërhiqet nga kjo, do ta kapim për flokësh (gërshetën),

për flokët (gërshetin) e gënjeshtarit dhe fajtorit,

e, ai le ta thërras shoqërinë e vet (në ndihmë).

Na do t’i thërrasim Zebanijt (rojet e Skëterrës).

Jo, jo! Mos iu përul ti atij; por bënë ti sexhde dhe afroju (Zotit tënd)!